Peticion Per Abuzime ne Universitet

Data 07-04-2006 8:57:20 | Tema: Lajme


Qeveria Studentore, peticion kundėr abuzimit nė universitete

TIRANĖ, 7 PRILL- Studentėt kėrkojnė qė nė statutet e universiteteve t’u lihet mė shumė hapėsirė tė drejtave tė tyre. Qeveria Studentore Shqiptare nė njė konferencė pėr shtyp ditėn e djeshme ka kėrkuar qė tė vlerėsohen me transparencė dhe ndershmėri dijet e studentėve si dhe transparencėn financiare dhe tė drejtėn e tyre pėr tė marrė pjesė nė vendim. Madje studentėt nuk kėrkojnė vetėm vlerėsimin e tyre, por edhe atė tė pedagogėve. Nė peticion studentėt shkruajnė se ėshtė e nevojshme qė ata tė pajisen nė fillim tė ēdo semestri me programin e lėndės, me informacione mbi mėnyrėn e vlerėsimit, mbi detyrat dhe mėnyrėn e provimit pėrfundimtar.

“Hartimi i tezave tė provimit tė dijeve tė bėhet nė pėrputhje me programin e lėndės pėrkatėse dhe menjėherė pas dhėnies sė provimit pėrkatės nga tė gjithė studentėt pedagogu duhet tė afishojė “ēelėsin e pėrgjigjeve” (pėrgjigjet e sakta) tė tezės sė provimit nė mjediset publike tė fakultetit (vetėm nė rastet kur provimi ėshtė test ose ka pėrgjigje standarde)”, -thuhet nė peticionin e studentėve, nė lidhje me transparencėn e pėrgjigjeve pėr testet, mėnyrėn tashmė tė pėrhapur pėr kontrollin e njohurive. Madje studentėt kėrkojnė qė pedagogu pėrkatės para se tė plotėsojė procesverbalin e notave, duhet tė kontaktojė edhe njėherė me studentėt. “Studentėt, pedagogėt dhe anėtarėt e stafit akademik qė janė viktima tė abuzimit, korrupsionit apo konfliktit tė interesave nė universitet kanė tė drejtė t’i drejtohen me ankesė “Komisionit tė etikės sė sjelljes dhe komunikimit nė universitet”,- thuhet mė tej nė peticionin e Qeverisė Studentore Shqiptare. Qeveria Studentore Shqiptare bėn me dije se deri mė sot, pranė saj janė denoncuar disa raste tė korrupsionit nė universitete.

Nga:Valmora GOGO




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=840