LIR dhe USSH organizojnė protestė nė Mitrovicė

Data 12-04-2006 14:27:41 | Tema: Lajme

Ftohen studentėt pėr tė protestuar kundėr ndarjes sė Mitrovicės

PRISHTINĖ, 12 PRILL- Derisa nė opinion gjithnjė e mė shumė po plasohen zėra se kompromisi i dhimbshėm pėr kosovarėt gjatė bisedave pėr statusin e Kosovės do tė jetė ndarja e qytetit tė Mitrovicės, janė tė vetmit studentėt tė cilėt alternativė tė vetme e kanė parė protestėn qė ta kundėrshtojnė ashpėr njė tendencė tė tillė.
Me anė tė njė komunikate drejtuar mediave Lėvizja Intelektuale pėr Referendum (LIR) dhe Unioni i Studentėve Shqiptarė (USSH) ftojnė tė gjithė studentėt dhe qytetarėt tjerė qė me datė 15 prill nė orėn 11:55 tė protestojnė paqėsisht nė Mitrovicė nėn moton “KUNDĖR NDARJES SĖ MITROVICĖS, PĖR RUAJTJEN E PAQĖS”.


“Protesta paqėsore mbahet nė Mitrovicė nė qėnder tė qytetit: “Sheshi i Jasharajve”, te lapidari i Mehė Ukesė”, bėnė tė ditur pėrgjegjėsi i Zyrės pėr Informim tė USSH’sė, Rini Useiri.

Nga: B. KRASNIQI





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=850