Ndėrroi jetė Prof.Mahmut Bakalli

Data 14-04-2006 15:46:30 | Tema: Lajme


Ndėrroi jetė Prof.Mahmut Bakalli

PRISHTINĖ, 14 PRILL- Ka vdekur Prof.Mahmut Bakalli, politikani kryesor i Kosovės sė periudhės sė Kushtetutės sė vitit 1974. Qėndrimi i tij ndaj demonstratave tė viti 1981 e largoi atė nga jeta politike e vendit. Mahmut Bakalli, lindi mė 1936 nė Gjakovė. Shkollimin e mesėm e kreu nė Prizren, ndėrsa Fakultetin e shkencave politike, e kreu nė Beograd. Punoi si pedagog nė Universitetin e Kosovės nė Prishtinė, ishte Kryetar i Komitetit komunal tė LK tė Prishtinės, pastaj edhe kryetar i Komitetit krahinorė tė Lidhjes sė komunistėve tė KSAK-sė si dhe anėtarė i Kryesisė sė Komitetit Qendrorė tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė nga viti 1971 deri mė 1981.

Mbas shpėrthimit tė demonstratave studentore-gjithpopullore nė tėrė Kosovėn, gjatė vitit 1981, si dhe mospajtimeve me qėndrimet e Kryesisė sė KQ tė LKJ-sė, jep dorėheqje nga funksionet politike-partiake, dhe me kėtė veprim, distancohet nga programet dhe aktivitetet pėr implementimin e strategjisė sė LKJ-sė, serbo-komuniste, pėr Kosovėn.
Mahmut Bakalli eshte viktima e pare politike pas ngjarjeve te vitit 1981 duke mos u pajtuar me qėndrimet e atėhershme te Kryesise se Jugosllavise.
Gjatė viteve vijuese, pos punės sė pedagogut nė UP, ėshtė pjesmarrės i denjė, si politikolog dhe intelektual, nė jetėn dhe zhvillimet politike-publike brėnda dhe jasht Kosovės, si strateg dhe mbėshtetės i zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare dhe, nė veēanti,tė Kosovės nė Ballakan.
Gjatė viteve 2001-2004 ishte deputet i AAK-sė, i pėrbėrjes sė I-rė pas luftės , nė Kuvendin e Kosovės. Nė ndėrkohė, pas zgjedhjeve tė II-ta qendrore nė Kosovė, me formimin e Qeverisė sė koalicionit LDK-AAK, ishte kėshilltar politik i ishkryeministrit Ramush Haradinaj. Vdekja e gjeti si Kėshilltarė politik i kryeministrit Agim Ēeku.




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=857