Pikėt, matura 35 pėr qind, konkursi 65 pėr qind

Data 16-04-2006 6:19:57 | Tema: Lajme


Vendimi: Konkurs pėr Politeknikun dhe Arkitekturėn

TIRANĖ, 16 PRILL- Specialistėt e Ministrisė rikthejnė konkursin nė shkollat e larta. Ministria e Arsimit ka vendosur qė studentėt qė duan tė regjistrohen nė Universitetin Politeknik dhe nė degėn e arkitekturės duhet t’i nėnshtrohen konkursit, ashtu si vitet e kaluara. Pas urdhrit pėr zhvillimin e konkursit nė shkollat e larta tė Akademisė sė Arteve dhe Akademisė sė Edukimit Fizik, ministri Pollo ka urdhėruar se pėr vitin akademik 2006-2007, pėr Politeknikun nė Tiranė dhe arkitekturėn, tė zhvillohet konkurs pranimi pėr kandidatėt pėr studentė.
Pas propozimeve tė marra nga ky universitet, u vendos se pranimet do tė bėhen mbi bazėn e rezultateve tė provimeve tė Maturės Shtetėrore dhe tė rezultateve tė konkursit tė pranimit, qė do tė zhvillohet dhe organizohet nga Departamenti i Arkitekturės sė Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit.

Nė Arkitekturė rezultatet e Maturės Shtetėrore do tė llogariten nė masėn 35 pėr qind, ndėrsa ato tė konkursit tė pranimit nė masėn 65 pėr qind. Pollo ka deklaruar se rezultatet e provimeve tė Maturės Shtetėrore, do t’i duhen konkurrentit pėr pranimin nė shkollat e tjera tė larta. Tarifa e regjistrimit nė konkursin e seleksionimit nė degėn e arkitekturės tė Universitetit Politeknik do tė jetė 4500 lekė dhe 1500 lekė pėr seancė, pasi, sipas propozimit tė kėtij universiteti, konkursi nė degėn e Arkitekturės do tė zhvillohet nė tre seanca. Detajet teknike tė konkursit do tė jepen pranė fakultetit pėrkatės. (SHQIP)





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=858