Iniciativė pėr njė plan modern tė hapėsirės universitare

Data 18-04-2006 15:46:22 | Tema: Lajme

“Qendra 2”, qendėr polifunksionale pėr Universitetin e Prishtinės


PRISHTINĖ, 17 PRILL- Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), nė bashkėpunim me Drejtorinė pėr Planifikim dhe Urbanizėm, kanė bėrė planin rregullues urbanistik tė hapėsirės universitare “Qendra 2”, e cila mendohet tė jetė njė qendėr poli-funksionale pėr Universitetin e Prishtinės (UP).
Zėvendėsministri i Arsimit, Fevzi Berisha, tha pėr KosovaLive se ky projekt ėshtė i realizueshėm, funksional dhe modern. Ai theksoi se MASHT dhe Drejtoria pėr Urbanizėm e Prishtinės, kanė bėrė pėrpjekje maksimale qė ky projekt te jetė i realizueshėm, funksional dhe t’i pėrmbushė kėrkesat pėr hapėsirėn e nevojshme tė Universitetit tė Prishtinės, me qėllim tė krijimit tė kushteve optimale, moderne pėr studime cilėsore. “Ne kemi bėrė krahasimet me vendet e rajonit dhe po i shfrytėzojmė maksimalisht edhe pėrvojat e vendeve tė zhvilluara nė mėnyrė qė tė ecim pėr aq sa ėshtė e mundur nė hap me kohėn dhe teknologjinė moderne tė shkencės e tė dijes”, tha ai.

Ky projekt, sipas tij, nuk do tė thotė se ėshtė ideal, por sigurisht se pėr momentin ėshtė mė i miri dhe mė i pėrafėrt me nevojat dhe mundėsitė aktuale tė Kosovės. Kėtė projekt e ka pėrkrahur edhe kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri, i cili nė mbledhjen e kaluar tė KK-sė sė Prishtinės ka thėnė se ēdo ndėrtim pa plan apo jashtė planit urbanistik ėshtė krim dhe shtoi se kėsaj duhet t’i kundėrvihen me projekte dhe punė tė mira. “Duhet tė jemi krenarė qė po fillojmė tė bėjmė planifikime tė tilla nė mėnyrė qė mė nė fund tė ndėrpresim tė ashtuquajturat krime urbanistike apo ndėrtimet pa leje”, ka thėnė ai, duke shtuar se mbetet vetėm qė tė gjendet mundėsia e zbatimit tė kėtij plani.
Ndryshe, hapėsira universitare ėshtė menduar tė jetė njė qendėr universitare poli-funksionale, me pėrmbajtje komplementare. Kjo duke pasur parasysh rėndėsinė, vend ndodhjen dhe qėllimin apo destinacionin qė ka.
Universitetit tė Prishtinės i ėshtė uzurpuar dhunshėm hapėsira universitare nga ana e ish-regjimit serb, me ndėrtimin e objektit fetar ortodoks, ndėrsa sipas organizatorėve tė kėtij projekti, synohet qė kjo hapėsirė tė lirohet, pasi qė i pėrket UP-sė. /Marrė nga KosovaLive





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=860