Hapen rrugėt qė pedagogėt tė nėnshkruajn kontratat me universitetin

Data 20-04-2006 2:55:39 | Tema: Lajme


Tri ministri nėnshkruajtėn memorandum mirėkuptimi pėr mėsimdhėnėsit e FM-sė

PRISHTINĖ, 19 PRILL- Ėshtė nėnshkruar tė sot memorandumi i mirėkuptimit pėr kontratat e punės pėr mėsimdhėnėsit e Fakultetit tė Mjekėsisė tė cilėt nė kėtė ditė bojkotuan procesin e mėsimdhėnies meqė nuk u janė nėnshkruar kontratat e punės me Universitetin e prishtinės.
Ministri i Arsimit, Shkencės e Teknologjisė Agim Veliu, ai i Shėndetėsisė Sadik Idriz dhe ministri i Financave Haki Shatri nėnshkruan Memorandumin e mirėkuptimit pėr krijimin e kushteve pėr nėnshkrimin e kontratave pėr marrėdhėnie tė rregullt pune me mėsimdhėnėsit e Fakultetit tė Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės. Studentet.Info sjellė nė vazhdim memorandumin e arritur.

Memorandumi parasheh njė zgjidhje tė pėrkohshme tė problemit nė kėto suaza:
-Mėsimdhėnėsit e Fakultetit tė Mjekėsisė tė cilėt kanė zgjedhje tė rregullt nė pėrputhje me tė gjitha procedurat statutare (sipas listės emėrore tė Grupit tė Pėrzier Punues) kanė mundėsinė tė nėnshkruajnė kontratė pėr marrėdhėnie tė rregullt pune me Universitetin e Prishtinės;
-Mėsimdhėnėsit e FM-sė do tė kenė mundėsi tė vendosin se nė cilin institucion (MSH apo MASHT) do tė realizojnė marrėdhėnie primare tė punės dhe nė cilėn marrėdhėnie sekondare;
-Gjatė kėsaj periudhe kalimtare (deri nė Tetor 2006) mėsimdhėnėsit e rregullt tė mjekėsisė nuk do tė realizojnė tė drejtėn e kompensimit pėr orėt shtesė;
-Ndryshimi i statusit nga i ērregullt nė tė rregullt nuk i ndryshon obligimet e tė punėsuarit ndaj punėdhėnėsit (qoftė ndaj MASHT apo ndaj MSH); rrjedhimisht marrėdhėnia e punės nė njėrin institucion ėshtė e lidhur dhe e kushtėzuar edhe me statusin e marrėdhėnies sė punės nė institucionin tjetėr.
Kurse ndėr masat pėr zbatimin e vendimit pėr rregullimin e pėrkohshėm tė statusit tė mėsimdhėnėsve tė FM-sė numėrohen:
a)Udhėheqja e Fakultetit tė Mjekėsisė do tė pėrpilojė listėn emėrore dhe deklaratat pėrkatėse tė personelit mėsimdhėnės tė FM-sė lidhur me statusin e tyre (primare / sekondare) pėr ata mėsimdhėnės qė kanė zgjedhje tė rregullt sipas dispozitave statutare.
b)Universiteti i Prishtinės do tė pėrgatisė kontratat pėr marrėdhėnie tė rregullt tė punės pėr mėsimdhėnėsit (profesorėt dhe asistentėt) tė cilėt kanė zgjedhje tė rregullt dhe dokumentacion tė plotė nė administratėn e FM-sė. Varėsisht nga rasti nė rast, do tė pėrgatiten edhe kontratat pėrkatėse nga Institucionet Shėndetėsore Terciare.
c)MASHT dhe MSH, nė bashkėpunim me MEF dhe MSHP, do tė bėjnė rialokimin e mjeteve financiare pėr tė ardhurat personale varėsisht nga pėrcaktimi individual i mėsimdhėnėsve tė FM-sė duke u bazuar nė ligjet nė fuqi.
d)MASHT dhe MSH duhet t’i deponojnė implikimet buxhetore nė MEF dhe MSHP mė sė voni deri mė 20.04.2006, tė cilat do tė jenė pjesė integrale e kėtij memorandumi.

Nga: Besnik KRASNIQI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=862