Qeveria mbėshtetė MASHT-in kundėr vendimit tė Jahi Hoxhės

Data 27-04-2006 10:54:06 | Tema: Lajme

Ministri Veliu merr kompetencat pėr tė shkarkuar dhe ngarkuar kė tė dojė nė UP

PRISHTINĖ, 27 PRILL- Qeveria e Kosovės mbėshteti tė mėrkurėn rekomandimet e Grupit tė Ekspertėve, duke nxjerrė njė Udhėzim tė ri Administrativ, i cili i jep tė drejtė ministrit tė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), Agim Veliu tė shkarkojė kė tė dojė nė Universitetin e Prishtinės (UP) dhe gjithashtu t’i shpall zgjedhjet e pėrgjithshme nė UP.
Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) Agim Veliu, nė njė konferencė pėr media tha se nė mėnyrė qė tė sigurohet ligjshmėria e proceseve nė UP, sė bashku me Qeverinė e Kosovės kanė marrė vendim qė tė pėrkrahin punėn e Grupit tė Ekspertėve (GE) dhe tė rekomandimeve tė tyre.
Ministri Veliu, kėtė vendim e bazoi nė “obligimin kushtetues tė qeverisė qė tė sigurojė zbatimin e ligjshmėrisė dhe tė ruaj e tė zhvillojė bashkėpunimin me partnerėt ndėrkombėtar duke respektuar obligimet qė dalin nga to”.


“Ne besojmė se vendimi dhe masat e sotme krijojnė parakushte pėr zgjedhje demokratike nė UP, qė do tė rezultojnė me njė udhėheqje kompetente, tė ligjshme dhe tė pranuar nga tė gjithė mėsimdhėnėsit, studentėt, nga partnerėt dhe nga institucionet tona”, tha ai, duke shtuar se vetėm kėshtu, Universiteti mund t’iu kthehet mėsimdhėnėsve, studentėve dhe komunitet akademik e shkencor tė Kosovės.
Qeveria sot ka marrė njė vendim dhe ka aprovuar njė Udhėzim Administrativ tė ri tė propozuar nga MASHT, nė tė cilin parashihen tė gjithė hapat e nevojshėm pėr pėrfundimin e procesit tė zgjedhjeve tashmė tė filluara nė UP.
Ky Udhėzim Administrativ i jep tė drejtėn ministrit Veliu qė tė shkarkojė nga detyra ēdo njėrin prej atyre qė i shkel dispozitat ligjore tė ligjeve nė fuqi dhe tė Udhėzimeve Administrative tė aprovuara nga Qeveria e Kosovės dhe gjithashtu i jep tė drejtėn qė tė shpall zgjedhje nė UP.
Nė udhėzim gjithashtu parashihet qė ministri para se ta marr njė vendim tė tillė tė konsultohet me komisionin zgjedhor, i cili do tė ngarkohet pėr pėrcjelljen e zgjedhjeve nė UP.
Ndėrsa, ndonėse MASHT pas shkarkimit tė ish-rektorit Arsim Bajrami, vet ka zgjedhur nė krye tė Kėshillit Drejtues tė UP-sė Jahi Hoxhėn, tani punėn e tij e quan tė paligjshme.
Por, Veliu pėr kėtė tha se MASHT nuk ėshtė kundėr askujt e as kundėr Jahi Hoxhės. “MASHT ėshtė me tė gjithė ata qė janė aleat me ligjin dhe ata qė i respektojnė dispozitat qė janė nė fuqi”, tha ai.
Ndėrsa, pėr mundėsinė e mbajtjes sė protestave nga ana e studentėve tė UP-sė, gjė tė cilėn nuk e mohoi kryetari i Parlamentit Studentor Elbasan Hoti, ai tha se nuk ka nevojė pėr protestat e askujt, pasi sipas tij, kjo ėshtė njė pėrpjekje e Qeverisė qė ta pėrfundojė procesin e rivendosjes sė ligjshmėrisė nė UP.
“Unė nuk e di kush mund tė jetė kundėr zgjedhjeve tė lira nė UP, sepse mėnyra e vetme pėr ta udhėhequr njė institucion janė zgjedhjet”, tha ai duke shtuar se nuk synon tė ndėrhyjė nė autonominė e UP-sė.
Ndėrsa, nga ana tjetėr, kryetari aktual i Kėshillit Drejtues tė UP-sė Jahi Hoxha, tha se “respektojmė rekomandimet e GE-sė, por kemi vlerėsuar qė momenti i tanishėm pėr implementimin e tyre nuk ėshtė i volitshėm, sepse mund tė sjell pasoja tė rėnda nė UP, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė ato tė shtrihen nė pėrmasa mė tė mėdha”.
“Qeveria mund tė merr vendime sepse ajo ėshtė Qeveri, por nė kėtė mėnyrė krijohet njė praktikė shumė e dėmshme pėr UP-nė, krijohet praktika se secila parti politike qė tė vij nė pushtet, sa herė qė nuk i pėlqen udhėheqja e UP-sė, tė ndėrhy dhe tė bėjė ndėrrime dhe tė bėjė pėrpjekje qė ta instaloj udhėheqjen e vet”, tha mė tej Hoxha.
Ai shtoi se do tė vazhdojė tė punojė me Udhėzimin Administrativ tė Qeverisė, i cili thotė se pranohen tė gjitha zgjedhjet qė janė mbajtur deri me 1 dhjetor 2004 dhe nė kėtė rast pranohen, dekanėt, senatorėt dhe Kėshilli Drejtues. “Ne asgjė tjetėr nuk bėjmė, por do tė vazhdojmė pėr ta pėrfunduar atė proces. Senati i UP-sė ka dėshmuar qė nuk jemi vetėm Kėshilli Drejtues i atij mendimi, por i tėrė Universiteti dhe deri me 30 qershor 2006 duhet tė zgjidhet rektori”, theksoi ai.
Hoxha gjithashtu tha se vetėm Senati i UP-sė mund tė sjell vendim pėr revokimin e vendimit pėr shpalljen e konkursit pėr rektor, sepse sipas tij, tjetėrkush nuk e ka njė autorizim tė tillė.
Ndėrsa, pėr mundėsinė e shkarkimit tė tij nga ana e ministri Veliu, tha se nėse ai do tė gjejė bazė juridike pėr shkarkimin e tij ai do ta pranoj atė. “Por me sa di unė, nuk ekziston asnjė bazė juridike qė dikush nga jashtė tė shkarkojė njė udhėheqės tė UP-sė”, tha nė fund ai. /KosovaLive





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=879