Fillojn studimet Postdiplomike

Data 12-01-2005 14:59:33 | Tema: Lajme


NĖ UEJL DO TĖ FILLOJNĖ STUDIMET POSTDIPLOMIKE

TETOVĖ (13 JANAR)Universiteti I Europės Juglindore nė Tetovė ka bėrė njė strategji pune dhe fillimisht ka njė departament I cili merret me pėrgatitjen dhe bėn planifikimin strategjik tė hapjes sė studimeve tė ciklit tė dytė sipas procesit tė Bolonjės qė janė studime postdiplomike. Kjo do tė fillojė qė nga tetori I kėtij viti konfirmuan nė UEJL. Do tė ketė disa drejtime postdiplomike, drejtime tė magjistraturės tė nivelit nacional dhe magjistratura ndėrkombėtare. Nė UEJL thanė se magjistratura vendore do tė bėhet nga stafi akademik vendorė me tė cilėn tanimė disponon ky universitet nė tė gjitha Fakultetet, ndėrsa sa I pėrketė magjistraturave ndėrkombėtare sipas planeve qė ka ky universitet janė magjistratura qė janė tė pėrbashkėta me njė universitet nė Amerikė, nė Europė dhe universiteti I Evropės Juglindore.
Ka plane tė ketė magjistratura nė Fakultetin Juridik, nė atė pėr trajnimin e mėsuesve ose Fakultetin Pedagogjik, do tė thotė se plani parasheh njė shumėllojshmėri tė ndryshme .
“ Ne kryesisht jemi tė interesuart qė kėto studime ti ofrojmė stafit tonė akademik, asistentėve tė rinj dhe pėr kėtė universiteti ka njė buxhet tė vecantė dhe ne vecmė kemi asistent tanė tė rinj tė cilėt janė Amerikė, nė Europė nė vende tė ndryshme qė janė duke I kryer magjistraturat dhe doktoraturat “tha shefi I zyrės pėr informim Burim Sadiku.

Nga:Urim SALIHU




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=88