Alarm pėr eskalim situate nė Universitetin e Prishtinės

Data 28-04-2006 8:39:39 | Tema: Lajme

Studentėt apelojnė tek Qeveria qė ta pezullojė vendimin pėr ndėrhyrje nė UP

PRISHTINĖ, 28 PRILL- Studentėt e Universitetit kanė kundėrshtuar ashpėr ndėrhyrjen e radhės tė Qeverisė nė autonominė universitare. Parlamenti i Studenteve tė Universitetit tė Prishtinės (PSUP) nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme ka shqyrtuar Udhėzimin Administrativ tė lėshuar nga Qeveria e Kosovės dhe MASHT-i pėr “vendosje te Ligjėshmėris ne UP”, me ērast ka marrė vendim qė: “Parlamenti i Studenteve te UP-sė, nuk e njeh Udhėzimin administrativ tė datės 26.04.2006. tė propozuar nga MASHT-i dhe te miratuar nga Qeveria e Kosovės pėr zgjedhje te pėrgjithshme nė UP”, bėnė tė ditur me anė tė njė njoftimi i pari i PSUP’sė, Elbasan Hoti.
Parlamentarėt studentė vendimin e kanė arsyetuar mė sa vijon: Ky udhėzim ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me udhėzimin administrativ te datės 26.07.2005; Statutin e UP-sė; Ligjin mbi Arsimin e lartė nė Kosovė.

Pasi ėshtė konsideruar se me ketė Udhėzim ėshtė ndėrhy nė mėnyrė flagrante nė autonominė e UP-sė, PSUP’ja apelon tek institucionet vendorė (Parlamenti dhe Qeveria e Kosovės) qė ta pezulloj udhėzimin administrativ tė datės: 26.06.2006 deri me datė: 01.05.2006. Nė tė kundėrten PSUP bėnė tė ditur se “Trazirat nga profesorėt dhe studentėt tė Universitetit tė Prishtinės janė tė pashmangshme”.
Nė anėn tjetėr, Unioni i Studentėve Shqiptarė (USSH) me anė tė njė njoftimi bėn tė ditur se: “USSH qėndron fuqishėm dhe e mbėshtet vendimin e Senatit tė Universitetit tė Prishtinės pėr shpalljen e Konkursit pėr Rektorė tė UP-sė”. Kjo organizatė apelon nė Qeverinė e Kosovės qė tė pėrkrah vendimin e Senatit tė UP-sė pėr shpalljen e Konkursit, pėr zgjedhjen e Rektorit, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mbahet qetėsi dhe atmosfera e krijuar e punesė nė UP, pėr ndryshe ēfarėdo udhėheqje e pėrhoshme nė Universitet ėshtė cėnim i rėndė autonomisė sė UP-sė. “Zgjedhjet janė punė e brendshme e Universitetit dhe atė askush s’mund ta diktojė nga jashtė si qė tenton ta bėjė MASHT-I”, thuhet nė letrėn e USSH’sė.

Nga: Besnik KRASNIQI





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=880