Qeverisė Studentore dhe mėnyra e zgjedhjes sė saj

Data 28-04-2006 8:16:36 | Tema: Lajme

Qeveria Studentore, zgjedhjet nė prill dhe maj

TIRANĖ, 28 PRILL- Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka deklaruar dje se zgjedhjet pėr Qeverinė Studentore do tė mbahen nė muajt prill dhe maj. Megjithėse pėr zgjedhjet e Qeverisė Studentore u mendua qė tė hartohej njė rregullore e posaēme, duket se gjėrat nuk funksionuan. Nė muajin tetor tė vitit 2004, vit kur u mendua pėr t’u hartuar kjo rregullore zgjedhjet nuk u mbajtėn nė tė gjitha fakultetet e universiteteve tė vendit por vetėm nė 11 prej tyre. Tashmė udhėzimi i nevojshėm pėr zgjedhjet ėshtė hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės.

Rregullorja
“Qeveria Studentore nė ēdo fakultet tė ēdo shkolle tė lartė universitare ėshtė njė strukturė pėrfaqėsimi studentor jopolitik, e zgjedhur nga studentėt nė bazė tė parimeve demokratike, normave ndėrkombėtare tė sė drejtės, si edhe legjislacionit shqiptar nė fuqi”, -pėrcaktohet nė udhėzim. Mė tej shtohet se Qeveria Studentore mbron interesat e studentėve pėr probleme tė natyrės akademike, administrative etj. Pėrveē kėtyre nė udhėzim shprehen edhe kompetencat e senatorit nė qeverinė studentore, madje edhe lirinė e tyre pėr tė shprehur mendimet nė mediet e shkruara dhe ato elektronike. Sa u pėrket zgjedhjeve, nė udhėzim thuhet se data e zhvillimit ėt tyre do tė publikohet nė mjediset e ēdo fakulteti. “Votimi kryhet i fshehtė, me fletė votimi standarde, nė kushtet e njė procesi tė pėrpiktė”, -thuhet nė udhėzim, sa i pėrket mėnyrės sė realizimit tė zgjedhjeve. Votimi do tė nisė nė orėn 10.00 dhe do tė pėrfundojė nė orėn 14.00 nė ditėn qė do tė vendoset. “Kandidatėt e degės sė vitit pėrkatės qė kanė marrė shumicėn e thjeshtė tė votave shpallen senatorė studentorė”, -vijon udhėzimi i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Mė pas, senatorėt e zgjedhur do tė zgjedhin kryetarin e Qeverisė Studentore pėr ēdo fakultet. Numri i fakulteteve nė tė gjitha universitetet e vendit ėshtė 41.

Nga: Valmora Gogo



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=881