KOMENT

Data 28-04-2006 10:18:31 | Tema: Opinione




Pse spo e mbyllni Universitetin?

Berat Buzhala





Mbrėmė nė lajme tė televizioneve nacionale po shikoja storiet pėr problemet me tė fundit nė Universitetin Publik tė Kosovės. Moti kohė nuk mė ka ndodhur tė jam mė pa qėndrim. Indiferent. Herė shfaqej ministri i Arsimit, Agim Veliu, e herė Jahi Hoxha, tė cilit nuk ia di titullin saktėsisht, me gjasė as ai vetė s'e di ēka ėshtė, por e di qė ulet nė karrigen e rektorit. Hajde, po e zėmė se ėshtė rektor.
Akademik Jahiu
I ardhur nė krye tė Universitetit, me vendim politik, qė nė start tė bindė se ėshtė krejtėsisht i papėrshtatshėm pėr pozitėn qė mban. Prej ditės kur ėshtė emėruar ky profesor vetėm njė gjė e ka ndryshuar: E ka vėnė njė kravatė, tė cilėn nuk e ka pasur nė ditėn e parė tė punės sė tij. Anemik dhe i painiciativė, z. Hoxha ėshtė vėnė nė krye tė njė institucioni, gjithashtu, shumė anemik dhe tė pareformuar, madje, thuaja, i pareformueshėm. Prandaj, qė nė start vėnia e tij nė krye tė UP-sė ishte njė lajm i keq. Pėr disa muaj nė ulėsen e parė tė Universitetit profesori i nderuar nuk arriti tė na befasojė me asnjė iniciativė. E pritshme.
Gjatė kėtyre muajve nė UP ngjashėm si edhe deri mė tash, ideja mė serioze qė ka mundur tė realizohet ka qenė organizimi i ndonjė seminari krejt kot, ose ndonjė akademie gjithashtu kot. Gjėrat mė atraktive qė kanė ndodhur, e tė cilat kanė zėnė vend nė media, ishin zgjedhjet e politizuara tė studentėve dhe dekanėve. Reformat janė kryer nė teori, ndėrsa nė praktikė vendet mė atraktive nė universitet vazhdojnė tė mbesin kafenetė e mbushura me plot tym, nė tė cilat, tė shumtėn, goditėn pėr nota studentėt me profesorėt, ose i hapin sytė kur brenda futet ndonjė studente e bukur, e qė pastaj, bashkė profesorėt dhe studentėt, shtyhen se kush ėshtė mė macho. Kaq. Asgjė mė shumė nuk ka nė ketė institucion publik, qė dita-ditės po merr pamjen e njė ushtrie, ku mjafton tė jesh prezent dhe kalon. E, profesor Jahiu, pėr kėta muaj e pati nderin t'i qėndrojė besnik nė krye institucionit, ku herė pas herė studentėt grushtojnė mėsimdhėnėsit e tyre. Brenda kėtyre muajve, sikur edhe brenda shtatė vjetėve, kanė pasur mundėsi tė avancohen tė gjithė ata qė janė tė betuar pėr ta mbytur ketė krijesė anakronike.
Kjo dhe arsyet tjera ma pamundėsonin ta kem edhe simpatinė mė tė vogėl pėr njeriun qė vazhdon tė qėndrojė nė krye tė asaj qė jemi mėsuar ta quajmė "tempull i dijes", e qė vetėm i tillė nuk ėshtė.

Agim teknokrati
Nėse diēka mė bėn tė qesh ėshtė titulli i resorit qė udhėheq Agim Veliu. Ministėr i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė. Pra, Agim Veliu udhėheq sektorin pėr zhvillime teknologjike. Pra, ky ministėr ėshtė kompetent pėr ta afruar dhe bėrė vendin tonė kompatibil me zhvillimet mė bashkėkohore teknologjike. Po e harrojmė nė ketė rast zhvillimin e arsimit dhe shkencės, qė pa dyshim janė tė lidhura pandashėm mė tė arriturat teknologjike. Prej kur ėshtė emėruar nė ketė pozitė, ky ministėr nuk ka folur asnjėherė ndonjė gjė rreth avancimeve teknologjike nė botė.
Pa dashur tė shkoj shumė larg, po pėrmend vetėm homologun e Agimit nė Shqipėri. Genc Pollo, javė mė parė, ėshtė takuar nė Portugali me babėn e teknologjisė, Bill Gates. Ata kanė diskutuar pėr mundėsinė qė Gates tė ndihmojė administratėn shqiptare dhe universitetin me tė arriturat mė tė reja teknologjike. Ndėrsa ministri Veliu, nivelin mė tė lartė tė takimeve, e ka pasur, kur ėshtė takuar me drejtorėt e drejtorive tė arsimit, nėpėr komuna.
Pėr tė mos i hyrė shumė nė hak, po themi se ka qenė edhe nė ndonjė konferencė ndėrkombėtare qė ėshtė kujdesur maksimalisht tė mos e shfrytėzojė pėr ndonjė gjė tė hajrit.
Ministri Veliu, tash sė fundi, u kujtua qė ta luftojė edhe Universitetin e Prishtinės nė emėr tė respektimit tė ligjshmėrisė.
Agimi ka shpėtuar i virgjėr prej sulmeve qė kanė mundur t'i vijnė prej inovacioneve dhe tė arriturave tė jashtėzakonshme nėpėr botė.
Edhe pėr tė, sikur pėr Jahiun, kjo dhe arsye tjera ma pamundėsonin ta kem simpatinė mė tė vogėl pėr ato qė thoshte.

Mbylleni
Njė lapidar do ta meritonte nė oborrin e Universitetit tė Prishtinės ai politikan, ose zyrtar, qoftė edhe ndėrkombėtar, qė do tė merrte guximin qytetar pėr tė propozuar mbylljen e pėrkohshme tė kėtij institucioni publik. Ky institucion meriton tė mbetet i hapur vetėm nėse e kemi ndėrmend, qė kohė pas kohe, tė argėtohemi me mėnyrėn se si funksionon, ose tė bėhen eksperimente me mijėra studentė qė, mė gjasė, mendojnė se po shkollohen. Ata mund tė mėsojnė aty vetėm njė gjė: si zgjidhet njė rektor tė cilin, mė pastaj, pashmangshėm, e largon ministri, sepse rektori, demek, mbron universitetin, e ministri, demek, e mbron ligjshmėrinė. Kurse studentėt tė organizuar nėpėr do asociacione nė vend se tė angazhoheshin pėr avancimin e tyre bėjnė tifo pėr ose kundėr ministrit dhe rektorit. Nė gjithė ketė zavėrzllam harrohet esenca pse ekziston universiteti si i tillė. A ėshtė ai njė fushėbetejė e vazhdueshme politike, apo vend ku shkohet pėr tė studiuar?
Kjo e dyta definitivisht nuk ėshtė. Horė na bėtė!!!

(Autori ėshtė kryeredaktor i gazetės kosovare “Express”)





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=884