Bursat per Studime Akademike Universitare ne Shtetet e Bashkuara 2006-2007

Data 29-05-2006 13:37:48 | Tema: Lajme


Per te patur nje diplome amerikane

Texas Lutheran University 29 MAJ- : Ne nderim dhe respekt te punes akademike te Faton Bislimit gjate studimeve ne Texas Lutheran University, si dhe ne perkrahje te idese dhe kerkeses se tij per ofrim te mundesive sa me te mira te shkollimit kualitativ ne SHBA per Kosovare te rinje te talentuar, Presidenti I Texas Lutheran University, Dr. Jon Moline, ka aprovuar kerkesen e Faton Bislimit ne baze te se ciles ne Prill 2006 eshte krijuar Programi i Arsimimit per Paqe. Permes ketij programi te ideuar dhe perpiluar nga z. Bislimi, Texas Lutheran University (TLU) duke filluar qe nga viti akademik 2006-2007 do te ofroje dy bursa te plote dhe dy bursa gjysme te plota per studente Kosovare qe duan te studijojne ne SHBA. Bursat jepen per kater vite, apo gjere ne diplomim te kandidatit. Ky program eshte i pari i ketij lloji qe po fillon te realizohen ne Kosove i krijuar nga nje iniciative individuale.

Faton Bislimi ka qene vet student ne TLU dhe ka patur burse te plote. Ai ka diplomuar me nderimet me te larta akademike ne nje afat rekord prej vetem tri viteve te studimeve dhe ka marre nje Bachelor of Science ne Shkenca Kompjuterike dhe nje Bachelor of Arts ne Matematike. Puna e tij jashtezakonisht e sukseseshme gjate studimeve ka ndikuar esencialisht ne marrjen e nje vendimi pozitiv per krijimin e Programit "Arsimim per Paqe".

Shpenzimet e te studijuarit ne TLU per nje vit arrijne ne rreth $30,000 per student. TLU eshte njeri prej universiteteve me te respektuara dhe me te kaulifikuara ne SHBA ne rangun e universiteteve private te zgjedhura dhe rankuara nga prestigjiozja reviste arsimore amerikane US News and World Report. Studentet e TLU kane mundesi te studijojne ne dhjetra fusha te ndryshme – duke filluar nga shkencat shoqerore, artet, e deri ne shkenca ekzakte. Bursat e plota mbulojne te gjithe koston e shkollimit, por jo edhe te shpenzimeve tjera. Prandaj, The Bislimi Group se bashku me Kinsmen Lutheran Church nga Houston, Teksas, jane duke u munduar per te krijuar edhe fonde tjera shtese per t’ia lehtesuar sa me shume barren financiare te perzgjedhureve si bursiste te ketij programi.

Te interesuarit qe duan te fillojne, apo vazhdojne, studimet universitare ne Texas Lutheran University ne Seguin, Teksas, SHBA, dhe te konsiderohen per marrjen e buresave ne fjale, duhet te fillojne me procesin e aplikimit menjehere. Afati i fundit per te aplikuar eshte 2 Qershor 2006, por kjo date edhe mund te ndryshoje.

Do te keni mundesinte shiheni ne nje interviste eskluzive me zotin Bislimi, duke i kerkuar atij me shume detajte rreth Programit "Arsimim per Paqe". Program i cili ka zgjuar interesimin e madh te studenteve shqiptar ne Shqiperi, Kosove dhe te gjitha viset tona



Aplikacionet dhe formularet tjere te domosdoshem do te distribouen nga zyra e The Bislimi Group ne Prishtine, si dhe permes kesaj faqe ne Internet. Por, te interesuarit mund qe tani te na shkruajne ne scholarships@bislimi.org per te kerkuar Pako te Aplikimit per Bursat per Studime Universitare ne SHBA – Arsimim per Paqe.


Intervist me Faton Bislimi

studentet.info:- Duke njohur boten shpirterore te studenteve shqiptar te rritur dhe me pasionin deshirat e tyre qe tu jepet rasti per te patur nje diplome amerikane, a u u krijohen atyre mundesite reale me Programin te Bursave “Arsimim per Paqe, kudo qe ata ndodhen ne skajet me te ndryshme te botes brenda dhe jashte trojevet shqiptare ? e jo vetem per studentet nga Kosova.


Faton Bislimi: Programi I Bursave Arsimim per Paqe u dedikohet atyre qe duan te fillojne apo vijojne studimet universitare ne SHBA, gjegjesisht ne Texas Lutheran University, qe ka mundesuar me zemergjeresi realizimin e ketij programi. Ne kemi per qellim qe me te mireve, atyre me meritoreve tu ofrojme mundesine e shkollimit ne njeren prej universiteteve me te mira ne SHBA. Sic keni mundur ta shihni ne kriteret qe duhet te permbushe kandidati potencial per kete burse, thuhet se ai ose ajo duhet te jete banor legjitim I Kosoves. Ne mundohemi qe t’u ofrojme mundesi shkollimi universitar kualitativ amerikan te gjithe atyre qe e meritojne nje gje te tille pa bere diskrimin racor, etnik, apo shteteror, pasi qe kriteri I shtetesise relaksohet nga pasusi ne vijim qe thot “me disa perjashtime” qe ne realitet nenkupton se nese ndonje kandidat tjeter qe I ploteson te gjitha kriteret tjera dhe e bind keshillin perzgjedhes per kualitetet e tij te jashtezkonshme, mund te konsiderohet dhe te fitoje bursen.



studentet.info:- Me konkretisht, na thuaj se kush mund te aplikoje per bursat “Arsimim per Paqe" dhe si behet perzgjedhja e kandidateve ?

Faton Bislimi: Te gjithe kandidatet duhet t’I plotesojne kriteteret e paraqituar ne pakon e aplikimit si dhe ne faqen zyrtare ne internet te programit te bursave ne fjale, ne www.bislimi.org Por, ajo qe Keshilli Perzgjedhes I kandidateve eshte I interesuar te gjeje ne mesin e aplikanteve eshte cilesia akademike se pari, si dhe vullneti dhe dedikimi per pune te zellshme shkollore si dhe deshira dhe vendosmeria per te kontribuar per vendin e tyre. Nder te tjera, kuptohet se njohja ne menyre fluente e gjuhes angleze eshte mese e domosdoshme. Aftesia e te komunikuarit ne anglisht si gojarisht ashtu edhe me shkrim jane gjithashtu komponente kyce te perzgjedhjes. Po ashtu, aktivitetet jashteshkollore kulturore, shkencore, apo vullnetare ne sherbim te publikut mirren shume parasysh dhe krijojne pershtypje me te mire tek Keshilli Perzgjedhes. Kandidati gjithesesi duhet ta bind Keshillin Perzgjedhes permes materialeve te aplikimit se ai eshte ne te vertete personi qe e meriton bursen ne fjale. Kete kandidati mund ta beje duke paraqitur dokumentet relevante qe e dallojne ate nga kandidatet tjere, duke treguar performance shume serioze dhe te nivelit te larte ne intervisitim, dhe duke paraqitur eseje te kualitetit me te larte te mundshem. Ketu duhet cekur se Keshilli Perzgjedhes udhehiqet nga znj. Judith Hinkhouse, e cila ka mese tridhjete vite pervoje pune ne arsimim me studente te huaj ne SHBA dhe mbane nje master ne arsimim, si dhe nga z. Norm Jones, nenpresident i TLU-se si dhe Drejtor I Zyres se Pranimit te Studenteve te Rinje ne TLU.



studentet.info:- A mund ta ilustroni kete nderrmarrje me ndonje shembull konkret kur eshte arritur ndonje rezultat ?

Faton Bislimi: Programi I Bursave “Arsimim per Paqe” eshte krijuar nga nje nisme individuale imja. Programe te tilla ne lansuara ne kete menyre nuk ka patur deri me tani. Ky pra shenon programin e pare te ketij lloji qe ka per synim vetem nje gje: krijimin e mundesive per me te miret e Kosoves per te studijuar ne SHBA. Duke pasur deshire qe programi te zgjerohet dhe te rritet ne te ardhmen, une jam perkrahur nga shume miq e dashamire, si dhe familjare, nga anekend botes per te legjitimuar programit duke regjistruar dhe legalizuar sipas ligjeve ne fuqi si nje fondacion, organizate joprofitabile dhe joqeveritare The Bislimi Group (Grupin Bislimi), qe do te menagjoje programin ne fjale. Ne shpresojme se ne te ardhmen do te arrijme te krijojme marreveshje per dhenien e bursave per Kosovare edhe me universitete tjera, dhe kemi premtimet qe edhe vet TLU do ta rrite numrin e bursave vitet e ardheshme nese kandidatet e pare te ketij programi tregojne sukseset e duhura. Deshira ime gjithehere ka qene qe t’ju dale ne ndihme kolegeve te mi Kosovare. Per kete nuk kam pushuar se punuari intensivisht per realizimin e ketij programi, qe eshte bere I mundur fale punes kualitative dhe respektit qe kam treguar personalisht gjate studimeve te mia ne TLU. Eshte lehte te flitet per ndihmese ndaj studenteve brilliante te Kosoves, por eshte shume me veshtire te veprohet. Nese ju kujtohet neper shume paraqitje publike qe kam patur, une jam shprehur se do te punoje per te ndihmuar arsimimin ne Kosove, per te ndihmuar koleget e mi qe meritojne nje arsimim me kualitativ si ai I nivelit Amerikan, dhe kete me ne fund e kam realizuar. Prandaj, jam mese i lumtur qe premtimet e mia jane bere realitet dhe nuk kane mbetur vetem levdata publike.


studentet.info:- Sa eshte forca e programit per bursat “Arsimim per Paqe?

Faton Bislimi: Per vitin e pare te ekzistimit te programit, TLU ka ndare vetem kater bursa - dy te plota dhe dy gjysme te plota. Ketu duhet patur parasysh faktin se TLU eshte universitet privat dhe njeri prej me te mireve sipas vleresimeve te prestigjiozes arsimore amerikane US News and World Report. Nje vit shkollor ne TLU kushton rreth $25,000 deri ne $30,000 varesisht prej programit te studimeve, ndersa shpenzimet e jeteses e banimit sillen diku rreth $6,000 per student ne vit (duke u bazuar ne nje jetese komode). Bursat ne fjale – dy te plotat I mundesojne perfitueseve eventual te perfitojne koston e plote te shkollimit, kurse ato gjysme te plota mbulojne vetem gjysmen e kostos se shkollimit, pra vetem rreth $12,000 deri ne $15,000 ne vit. Shpenzimet e jeteses dhe banimit mbeten pergjegjesi e kandidatit, dhe per kete ne jemi duke punuar intensivisht qe te sigurojme fonde shtese nga parteret tane ne SHBA qe edhe kjo shume prej rreth $6,000 ne vit te mbulohet per bursistet eventual. Sidoqofte, nese flasim financiarisht programi Arsimim per Paqe investon ne vit rreth $60,000. Por, pasi qe bursat jepen per kater vite, apo deri ne diplomim te kandidatit, atehere programi yne investon mese $250,000 per nje gjenerate. Mos te harrojme se Brenda kater viteve te ardheshme, TLU mund te kete 16 studente nga Kosova si bursiste te programit tone, dhe nese e perkthejme kete ne terme financiare, atehere kosto e ketij programi per nje cikel te plote jete prej kater viteve eshte mese $660,000.

studentet.info:- Pse zgjodhet kete forme ?

Faton Bislimi: Ne kemi zgjedhur kete forme pasi qe besojme thellesisht se vetem arsimimi kualitativ eshte cels per krijimin e nje kombi perparimtar. Duke patur parasysh nivelin jo edhe aq te mire te shkollimit ne atdhe, kemi vendosur qe te pakten t’iu mundesojme disa prej me meritoreve te Kosoves te shuajne ejten e tyre per njohuri e studime kualitative akademike ne nje universitet amerikan. Kemi zgjedhur TLU sepse aty kemi patur mundesine me te madhe per te krijuar programin ne fjale. Tani eshte barre e bursisteve te tregojne nivel te larte pergatitjesh dhe te korrin suksese te medha ne TLU ne menyre qe viteve te ardheshme te inkuadrojme edhe universitete tjera ne kete program.


studentet.info:- : A ka pasur te tjera raste ?

Faton Bislimi: Qe prej ardhjes sime ne SHBA, une gjithemone kam punuar intensivisht ne realizimin e njeres prej enderrave te mia te shumta – krijimin e mundesive qe edhe koleget e mi te fitojne mundesine qe une me aq mund kisha fituar – te studijojne ne SHBA. Prandaj, gjithehere jam interesuar, duke lene anash egon e rendomte ballkanike, qe te ndihmoje aq sa mundem per te krijuar sa me shume kuadra per vendin dhe kombin tim. Ka patur edhe raste te tjera, por themelimi i Programit te Bursave “Arsimim per Paqe” me TLU ka qene me I volitshmi dhe me seriozi. Prandaj, une I mbetet mirenjohes gjithehere TLU-se dhe Presidentit te saj Dr. Jon Moline per mirekuptimin e treguar ndaj kerkeses sime dhe per zemergjersine per te ndihmuar ndertimin e nje Kosove paqesore dhe perparimtare duke krijuar sa me shume kuadro te forta akademike.

studentet.info:-Si e kan pritur deri tash studentet shqiptar ?

Faton Bislimi: Per arsye teknike ne ende nuk kemi patur mundesi qe te bejme lajmerim publik ne lidhje me kete program permes mediave ne Kosove. Shpresojme qe Brenda pak ditesh do te bejme edhe njeftimin publik ne menyre qe t’I hapim dyerte ndaj te gjithe te interesuarve per te aplikuar. Sidoqofte, eshte I kenaqshem interesimi I studenteve qe kane mesuar per programit tone vetem perms internetit. Kemi disa qindra kontakte deri me tani ne lidhje me kete program, dhe besojme se numri I aplikanteve te jete I madh. Por, ne I inkurajojme te gjithe te interesuarit qe se pari me shume kujdes t’i lexojne te gjitha kriteret dhe kushtet e aplikimit dhe procesit te perzgjedhjes para se te aplikojne. Ne po e bejme procesin e aplikimit te hapur ndaj te gjitheve, por mund t’I siguroje te gjithe kandidatet potencial se Programi ne fjale ka rregulla strikte qe do te zbatohen sa I perket kualifikimit dhe perzgjedhjes se me te mireve. I garantoje te gjithe kandidatet potencial se procesi I perzgjedhjes finale te kandidateve eshte pergjegjesi e plote e Keshillit Perzgjedhes ne TLU, dhe jo e Grupit ne Prishtine. Ajo qe The Bislimi Group ne Prishtine bene eshte me shume pune administrative – pranon aplikacionet, kompleton dokumentacionin e duhur per secilin aplikant ne anglisht, dhe interviston te perzgjedhurit e raundit te pare. Mandej, te gjitha aplikacionet dhe materialet tjera relevante dergohen ne TLU dhe Keshilli Perzgjedhes atje merre vendimet finale qe do t’iu komunikohen aplikanteve permes Grupit ne Prishtine.


studentet.info:- Cilat jane synimet e tua per te ardhmen ?

Faton Bislimi: Sic e dini, per momentin une jam duke magjistruar ne administrate publike dhe marredhenie nderkombetare e zhvillim ekonomik ne Shkollen Postdiplomike te Qeverisjes John F. Kennedy te Universitetit te Harvardit ne Cambridge, MA dhe jam nderuar me titullin me te rendesishem per kandidatet e magjistratures se kesaj shkolle, Kennedy Fellow. Sic e kam thene gjithehere edhe privatisht e edhe publikisht, une perseri I mbetem besnik dedikimit tim ndaj Kosoves dhe kombit tim. Shpresoj se ne nje te ardhme te aferte do te kthehem ne Kosove per te jetuar dhe punuar. Nuk kam dyshim se Kosova ka nevoje per kuadro te shkolluara jashte vendit, dhe besoj se kthimi I tyre ndihmon ne cuarjen e Kosoves perpara. E ardhmja e Kosoves eshte e ndritur ngase ka gjenerata te ndritura ne institucionet me me renome boterore. Tani varet vetem nga populli im se a don apo jo kthimin tim dhe te kolegeve te mi. Por, besoj se nuk do te jete edhe aq large kur do te vije koha qe deklarimi i tille te jete kyc per te ardhmen time. Une jam I gatshem qe te le nje jete luksoze e materialiste ne SHBA dhe te kthehem per te ndare fatin e njejt me popullin tim, dhe kete e llogarise nder. Pasi qe besoj thellesisht se nuk ka gje me te bukur e me kuptimplote se sa te punosh per te krijuar nje te ardhme me te mire per bashkekombasit e tu – kete ia kam borxh popullit bir I te cili jam. Dhe, besoj me gjithe zemer se kthimi im eventual ne Kosove do te kishte kuptim vetem atehere kur do te kasha mundesine qe te realizoja qellimet dhe ambiciet e popullit tim – krijimit te nje jete me te mire per te gjithe – jo permes fjaleve e pamfletave, por permes punes dhe veprimeve konkrete shpeshehere mund te duken si hapa te vegjel por arrijne qellime te medha (sikur Programi yne ne fjale). Por, le te presim e shohim se koha flete vet.


studentet.info:- Ne mbyllje te kesaj interviste, nje mesazhzh!

Faton Bislimi: Mesazhet qe i jepen popullit tim jane te shumta, dhe nuk dua qe t’ua shtoje edhe nje. Por, ne vend te mesazhit, me lejoni te jap nje pergezim per popullin tim qe ka vuajtuar shume, dhe qe ende po vuan vetem e vetem per te arritur qellimin shekullor – krijimin e shtetit te pavarur te Kosoves – dhe duke besuar se pavaresia e Kosoves tani me se shpejti do te behet realitet, une dua te pergezoj popullin e Kosoves per maturine, burrerine, dhe gjakftohtesine qe ka treguar gjate gjithe ketij procesi shume te rende e te pergjakshem. Historia jone do te shkruhet ne faqet me te bardha per gjithe kete barriere. E ardhmja e Kosoves eshte e sigurte, pasi qe rinia e saj do ta beje Kosoven e ardheshme te sigurte dhe perparimtare. Rinia e Kosoves eshte themeli I nje te ardhme me te mire per te gjithe – dhe per t’I krijuar kesaj rinie mundesite me te mira per t’u rritur intelektualisht, ne kemi krijuar edhe programin e bursave ne fjale. Dhashte Zoti e bursistet tone te pare u kthefshin per te kontribuar ne Kosoven e pavarur.


Nga: BEQIR SINA, Nju Jork



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i ktij artikulli gjendet n:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=927