INTERVIST

Data 11-08-2006 5:56:31 | Tema: Lajme


Ministria e Arsimit mban pėrgjegjėsinė kryesore pėr mungesėn e prioriteteve

Nė intervistėn dhėnė gazetės “Iliria Post”, Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit pėr Arsim nė Kuvendin e Kosovės dhe drejtues i Departamentit pėr Arsim nė Kabinetin e “Qeverisjes sė Mirė” tė PDK-sė, flet pėr gjendjen e arsimit nė Kosovė. Numėron gabimet e Ministrisėsė Arsimit, por pranon edhe ndėrhyrjet me vend, qė ka bėrė kjo ministri. Ai shpalos idenė pėr mė shumė universitete publike, si dhe shtron nevojėn qė pėr ēėshtjen e arsimit tė gjitha partitė politike duhet tė arrijnė konsensus, meqė, sipas tij, arsimi ėshtė orientim afatgjatė politik pėr Kosovėn. Hoxhaj thotė se duhet pėrdorur modeli i shtetit tė Maqedonisė pėr integrimin e serbėve nė Arsimin e Lartė. Nė vijim keni nė tėrėsi intervisten me z. Hoxhaj.


Ministria e Arsimit mban pėrgjegjėsinė kryesore pėr mungesėn e prioriteteve

“Iliria Post”: Zotėri Hoxhaj, jeni ndėr ata, qė mė sė shpeshti ngrini zėrin pėr ēėshtjen e arsimit. Nga perspektiva juaj, nė ē’gjendje ndodhet sot arsimi kosovar nė tė gjitha nivelet?

Enver Hoxhaj: Mendoj se arsimi dhe shkolla shqipe nė Kosovė ka pasur njė funksion jashtėzakonisht tė madh nė historinė moderne tė vendit. Nuk mund tė imagjinohet as pozita jonė politike, as pozita jonė sociale nėse nuk e kemi parasysh kėtė funksion dhe kėtė kontribut qė ka dhėnė arsimi. Ēėshtja se ku jemi dhe ēėshtja se kah do tė shkojmė ėshtė varur tėrėsisht nga roli, qė arsimi ka pasur nė tė kaluarėn. Dėshpėrimi im ėshtė me gjendjen e arsimit nė Kosovė pas qershorit tė vitit 1999, meqė unė kam pritur qė nė kėto shtatė vjetėt e fundit ne do tė krijojmė njė sistem arsimor shumė modern dhe tė reformuar, i cili do tė ishte nė gjendje t’i plotėsonte disa prej qėllimeve kryesore.
Nė kėto vitet e pasluftės nuk ėshtė bėrė aq shumė dhe pėr pasojė kemi kėtė gjendje tė mjerė, pėr shkak se nuk kemi pasur prioritete nė arsim, pėr t’ia bėrė tė qartė vetės se cilat janė qėllimet dhe politikat konkrete dhe hapat konkretė, qė do tė ndėrmerreshin pastaj.



“Iliria Post”: I pėrmendėt prioritetet. Cilat do tė duhej tė ishin ato?

Enver Hoxhaj: Sė pari, ēdo dije, ēdo shkathtėsi, ēdo njohuri, ēdo diplomė apo dėftesė, qė fitohet nė Kosovė, do tė duhej t’i plotėsonte kėrkesat e tregut tė punės, nė mėnyrė qė njerėzit qė shkollohen tė kenė mundėsi t’i krijojnė vetvetes njė mirėqenie dhe tė shkelin rrugė tė reja, e kjo nuk ka ndodhur. Sė dyti, arsimi fillor dhe ai i mesmi do tė duhej t’i pėrfshinin tė gjitha shtresat e shoqėrisė, dhe tė jenė tė obligueshėm. Kosova nuk do tė duhej tė kishte njė gjendje tė tillė ku 70 pėr qind e qytetarėve janė nėn moshėn

35-vjeēare dhe kėta njerėz nuk e kanė tė siguruar njė vend studimi apo kėta njerėz nuk kanė vende tė mirėfillta ku mund t’i zhvillojnė njohuritė e tyre. Sė treti, do tė duhej zhvilluar tė mėsuarit gjatė gjithė jetės. Pėr shkak tė sistemit tė arsimit, qė dikur ishte te ne, ėshtė mė se e nevojshme qė tė mbushen vakuumet e mbetura gjatė kėtij shkollimi. Kjo formė do t’ua mundėsonte shumė njerėzve qė tė kenė shkathtėsi konkrete, nė mėnyrė qė sė pari ta ndihmojnė vetveten, por edhe hapėsirėn ku ata veprojnė. Sė katėrti, Ministria e Arsimit do tė duhej ta kishte prioritet qė universitetet do tė duhej tė reflektonin dijen e bazuar nė shkencė. Universiteti i Prishtinės dhe universitetet private janė vetėm institucione mėsimdhėnieje, por jo edhe institucione shkencore. Pra, Ministria e Arsimit mban pėrgjegjėsinė kryesore pėr mungesėn e prioriteteve nė arsim dhe deri tashti ne kemi humbur aq shumė kohė saqė tė rinjtė kėtė nuk duhet t’ia falin politikės.

“Iliria Post”: Edhe kryeministri Ēeku edukimin e ka renditur nė tri prioritetet e tij kryesore. A konsideroni se ka njė pėrcaktim tė sinqertė pėr avancimin e arsimit nė tė gjitha nivelet?

Enver Hoxhaj: Vendosja e edukimit si prioritet nga kryeministri ėshtė hap, qė duhet pėrshėndetur. Nė politikė, problemi kryesor shpeshherė ėshtė vetėm definomi i cakut politik, por jo edhe krijimi i mekanizmave, qė do ta arrinin atė cak. Mjerisht, buxheti, tė cilin do ta ketė Kosova pėr vitin e ardhshėm, do tė jetė shumė i vogėl sa i pėrket fushės sė arsimit. Mė lejoni qė tė pėrmend njė shembull ku Kosova do tė duhej t’i pėrdorte mjetet, qė ka nė dispozicion, pėr tė krijuar njė sistem modern tė arsimit. Me qėllim qė “Trepēa” tė vihet nė lėvizje janė ndarė 40 milionė euro. Po qe se kėto mjete do tė dedikoheshin pėr arsim, jam i sigurt se do tė kishim paga mė tė mėdha nė sektorin e arsimit, mė shumė mėsimdhėnės nėpėr shkolla, numėr mė tė madh shkollash, etj. Merreni me mend, nė Prishtinė, pas luftės vetėm dy shkolla janė ndėrtuar, ndėrsa numri i banorėve ėshtė trefishuar. Pa, vendosja e prioriteteve me emėr, por moskrijimi i mekanizmave, i politikave dhe mosndarja e mjeteve tė mjaftueshme pėr arsim, tregon pėrsėri se arsimi nuk ėshtė prioritet, por vetėm dekor i politikės ditore.

“Iliria Post”: Kemi dėgjuar mė parė njė deklaratė tuajėn, kur keni thėnė: “Arsimi nė Kosovė ėshtė i politizuar nga ēerdhet e deri tek Akademia e Shkencave dhe e Arteve”. A ėshtė ky faktori, qė ka prodhuar kėtė gjendje nė arsim?

Enver Hoxhaj: Jo. Politizimi nuk ka qenė faktori kryesor, qė ka ēuar deri te kjo gjendje. Jam shumė i sigurt se politizimi i sistemit arsimor nė Kosovė ka ndodhur shpeshherė jo pėr interesin e partive politike, por pėr interesin e grupeve tė caktuara, kur njerėz nė emėr tė partive politike, tė cilave u kanė takuar, janė munduar t’i realizojnė interesat e tyre.

“Iliria Post”: Ēėshtje politike ėshtė konsideruar edhe ajo e zgjedhjes sė drejtorėve tė shkollave nga ministria...

Enver Hoxhaj: Caktimi i administratės dhe i drejtorėve nuk duhet tė bėhet nga Ministria e Arsimit. Ministria ka ndikuar nė mėnyrėn mė tė drejtpėrdrejtė nė zgjedhjen e tyre dhe kėtu nuk bėhet fjalė se cila parti e ka pushtetin nė komunė. Pothuaj njėzėri ato (komunat) kėrkojnė qė tė bėhet ndryshimi i Ligjit pėr Arsimin Fillor dhe tė Mesėm, nė mėnyrė qė zgjedhja e drejtorėve t’i lihet komunės dhe kjo tė bėhet nė bashkėpunim me shkollat dhe tė kemi politikė sa mė tė decentralizuar dhe qė do tė sillte funksionalitet.

Nė Komision, nė tė cilin bėjnė pjesė parlamentarė nga tė gjitha partitė politike, kemi vendosur qė gjatė muajit shtator t’i thėrrasim drejtoritė komunale, si dhe Ministrinė e Arsimit, dhe ta amendamentojmė Ligjin pėr Arsimin Fillor dhe tė Mesėm.

“Iliria Post”: Janė tri komuna, tė cilat nuk i janė bindur urdhrit tė ministrisė pėr t’i zgjedhur drejtorėt e shkollave, ndėrsa qė tė tria udhėhiqen nga partia, pjesė e tė cilės jeni edhe ju. Si e shihni kėtė?

Enver Hoxhaj: Nė disa nga komunat ku pushteti komunal ėshtė nė duart e Partisė Demokratike ka pasur tensione tė tilla dhe mbi tė gjitha kjo u ka rėnė nė sy medieve. Por, mė lejoni tė pėrmend se unė, si kryetar i Komisionit pėr Arsim nė Kuvendin e Kosovės, kam shkresė nga pushteti komunal i Prishtinės ku kėrkohet qė ministria tė mos ndėrhyjė nė ēėshtjet e arsimit, dhe kėtė ne do ta trajtojmė. Kam shkresė nga pushteti komunal i Vushtrrisė pėr njė gjė tė tillė. Nuk po shkoj mė tutje. Kėtu nuk ėshtė puna se cila parti cilin pushtet komunal e drejton. Problemi ėshtė qė menaxhmenti i shkollave dhe politika, pastaj menaxhmenti i universitetit dhe politika, menaxhmenti i ēerdheve dhe politika, duhet jenė ndaras, me qėllim qė tė kemi institucione, tė cilat i shėrbejnė publikut, ndėrsa partitė politike me iniciativat e tyre mund tė vijnė nė pushtet dhe mund tė ushtrojnė politika tė caktuara.

“Iliria Post”: Ēėshtja mė e ndjeshme vazhdon tė jetė arsimi universitar. Ekziston Ligji pėr Arsimin e Lartė, siē ekziston edhe Statuti i Universitetit tė Prishtinės. A janė kėto baza tė mira ligjore qė arsimi sipėror tė zhvillohet nė mėnyrė tė sigurt?

Enver Hoxhaj: Ligji, qė sot Kosova ka pėr arsimin e lartė ėshtė vetėm njė kornizė se si do tė duhej tė ishte arsimi i lartė. Pėr mendimin tim, ai ka ndikuar qė gjendja nė arsimin e lartė tė stabilizohet. Por, nė kėtė vit kemi parė qė ky ligj nuk mund tė shėrbejė si instrument pėr modernizimin e universiteteve. Nė shumicėn e vendeve tė pėrparuara tė Evropės, por edhe nė Angli dhe nė vendet nordike, institucioneve publike pothuajse u japin autonomi tė plotė dhe funksionojnė si ndėrmarrje tė pavarura. Nė njė tė ardhme, Kosova duhet ta ketė edhe ligjin pėr universitetet. Kjo, pasi Universiteti i Prishtinės duhet tė ristrukturohet.

“Iliria Post”: A do tė thotė kjo se duhet tė kemi mė shumė universitete publike?

Enver Hoxhaj: Po. Duhet tė krijohen tė paktėn edhe katėr universitete tė veēanta publike. Kjo ėshtė ēėshtje qė i takon vetė Universitetit tė Prishtinės dhe jo Kuvendit tė Kosovės. Do tė kishim Universitetin e Prishtinės, qė do ta pėrbėnin Fakulteti i Filologjisė, ai Filozofik, Juridiku dhe Ekonomiku. Do tė bėhej edhe universiteti i mjekėsisė, universiteti teknik, si dhe do tė kishin universitetin e arteve tė bukura. Me kėtė, nė radhė tė parė do t’i kishim ikur politizimit, ndėrsa nė radhė tė dytė do tė ndikonte qė Universiteti i Prishtinės tė jetė mė efikas nė menaxhim, siē do tė ishin edhe universitetet e krijuara. Struktura e tanishme ėshtė e pamenaxhueshme.

“Iliria Post”: Zotėri Hoxhaj, a e keni parasysh stafin, qė do tė duhej rritur me krijimin e kėtyre universiteteve dhe, po ashtu, buxhetin e kufizuar, qė ndahet pėr kėtė qėllim?

Enver Hoxhaj: Nuk ėshtė e domosdoshme qė stafi patjetėr tė rritet. Nė njė botė ku pėrdoret kompjuteri dhe ku sistemet administrative janė tė centralizuara, jam shumė i sigurt qė duhet ta tejkalojmė modelin e paraqitjes sė provimeve nėpėrmjet fletėparaqitjeve. Shumica e gjėrave mund tė kompjuterizohen dhe kėto nuk janė tė kushtueshme.

“Iliria Post”: Por, rektori i ri ka vendosur qė fakulteteve t’u japė njė dozė autonomie, e me kėtė t’i shuajė arsyet e fakulteteve, qė kėrkojnė ndarje nga universiteti publik. Si e konsideroni ju kėtė iniciativė?

Enver Hoxhaj: Universiteti i Prishtinės duhet tė jetė autonom nė rrafshin financiar. Ėshtė obligim i Ministrisė sė Arsimit, dhe unė mendoj qė deri tashti ajo shpeshherė ka ndėrhyrė me vend, ku ka kėrkuar tė dijė se si menaxhohen kėto mjete. Po ashtu, ėshtė detyrė e Ministrisė sė Financave qė tė shohė aspektin e politikave fiskale, ndėrsa fakultetet duhet tė kenė autonominė e tyre financiare. Kjo, pėr shkak tė bashkėpunimit qė fakultetet mund ta kenė me vendet e tjera tė rajonit dhe pėr shkak tė bashkėpunimit qė mund tė kenė me fusha dhe me sektorė tė tjerė tė ekonomisė.

“Iliria Post”: Jemi dėshmitarė tė ndryshimeve tė mėdha, qė janė bėrė nė universitetin e vetėm publik nė Kosovė. Ndėrhyrjet, qė Qeveria ka bėrė nė Universitetin e Prishtinės, gjithnjė kanė marrė notėn mė tė ashpėr nga ju, ndėrkaq, pas zgjedhjes sė Enver Hasanit pėr rektor tė kėtij universiteti, sikur keni heshtur. Pse kjo qetėsi juaja?

Enver Hoxhaj: Ndėrhyrja e Ministrisė sė Arsimit nė autonominė e universitetit, nėpėrmjet udhėzimeve administrative, ėshtė njė shqetėsim parimor, tė cilin duhet ta kemi parasysh nė tė ardhmen. Zgjedhja e rektor Hasanit, akt i cili ėshtė pėrshėndetur nga tė gjithė, sikurse ėshtė pėrshėndetur edhe nga unė, ėshtė zgjedhje, qė e ka bėrė Universiteti i Prishtinės dhe ėshtė zgjedhje, qė ka pasuar pas debatit tė bėrė pėr universitetin, pėrkatėsisht pajtimeve dhe mospajtimeve tona. Kjo ka prodhuar njė situatė, e cila ėshtė e kėnaqshme dhe nė favor tė tė gjithėve, dhe mendoj se Universiteti i Prishtinės ka bėrė zgjedhjen e duhur. Zgjedhja e rektor Hasanit besoj se do ta lėvizė universitetin nė atė drejtim kah duhet tė lėvizė komplet shoqėria kosovare, dhe ky ėshtė integrimi nė Evropė.

“Iliria Post”: Por, a do tė kishim zgjedhje nėpėr fakultete dhe nė Rektorat pa kėto udhėzime administrative, zgjedhje qė pastaj u pranuan nga tė gjithė?

Enver Hoxhaj: Ministria e Arsimit duhet tė jetė mė e ndjeshme ndaj institucioneve, siē janė Universiteti i Prishtinės, Akademia e Shkencave, Instituti Albanologjik, pra institucioneve, tė cilat kanė qenė shtylla tė emancipimit tonė kombėtar. Pėr kėtė mendoj kjo ministri, nė pėrputhje me ligj dhe me Statutin e Universitetit tė Prishtinės, ka mundur qė tė ndihmojė nė normalizimin e gjendjes pa udhėzime administrative. Nėse do ta pėrcillnim hollėsisht procesin zgjedhor do tė shihnim se ai ėshtė mbajtur sipas Ligjit pėr Arsimin e Lartė dhe sipas Statutit tė Universitetit. Udhėzimet administrative kanė qenė vetėm shkas pėr ndėrhyrje, por jo edhe instrument qė vėrtet tė mbahen zgjedhje.

“Iliria Post”: Ka mjaft universitete private nė Kosovė, ndėrsa ju keni qenė mjaft i zėshėm dhe jeni ndėr kritikėt mė tė mėdhenj pėr mėnyrėn e licencimit tė tyre. A ėshtė kjo konkurrencė e drejtė, qė po i bėhet universitetit publik?

Enver Hoxhaj: Universitetet private dhe politika nė Kosovė duhet ta kenė njė objektivė tė qartė. Kosova ka nevojė pėr arsim privat, ka nevojė pėr krijimin e hapėsirės, nė mėnyrė qė ēdo i interesuar pėr edukim dhe pėr arsimim ta shfrytėzojė kėtė hapėsirė. Universitetet private duhet ta definojnė njė gjė, se ēka ėshtė njė universitet privat jofitimprurės dhe ēka njė fitimprurės. Unė jam i mendimit qė studentėt duhet tė shkojnė nė universitete private, qė tė mos paguajnė shuma parash, sikurse tė ishin nė ndonjė universitet perėndimor dhe jam pėr atė qė universitetet private, tė cilat janė jofitimprurėse, tė ndihmohen nga Qeveria dhe nga Kuvendi nėpėrmjet politikave fiskale, nė mėnyrė qė tė kenė pėrfitime tė caktuara. Nėse ka universitete private, qė i shėrbejnė biznesit individual dhe jo interesit publik, duhet qė Ministria e Financave, nėpėrmjet politikave tė caktuara, t’u marrė mė shumė tatim atyre. Shqetėsimi im kryesor, qė ka qenė dhe qė mbetet, ėshtė kualiteti i dijes dhe kualiteti i diplomave, qė ofrohen nga kėto universitete. Ne nuk kemi nevojė tė krijojmė njerėz me diploma, por kemi nevojė tė kemi njė shoqėri kosovare tė bazuar nė dije dhe nė mirėqenie ekonomike. Sot dilema mė e madhe nė Evropė ėshtė ajo se si e pėrdor trurin tėnd e jo sa njohuri pasive ke nė kokė.

“Iliria Post”: Njėra ndėr ēėshtjet e domosdoshme, e cila duhet ēuar pėrpara, ėshtė reforma nė arsim. Shumė ėshtė folur pėr tė, por pak ėshtė realizuar nga obligimet, qė dalin nga Deklarata e Bolonjės, sa i pėrket arsimit tė lartė. Ndėrkaq, ka pasur edhe zėra tė tillė, qė reformėn nė arsimin parauniversitar e kanė quajtur vetėm eksperiment. Si po ecėn reforma nė tė dyja nivelet?

Enver Hoxhaj: Ministria e Arsimit para tre vjetėsh ka bėrė njė strategji jashtėzakonisht tė mirė pėr arsimin e lartė. Problemi ka qenė dhe vazhdon tė jetė se asnjėherė kjo strategji nuk ka mundur tė jetėsohet dhe dilema qė do ta ketė ministria dhe Kosova ėshtė se ēfarė tė bėjė me tė. Nėse njė strategji e mirė hartohet, por nuk jetėsohet, atėherė ajo ngrit shqetėsime. Sa i pėrket reformės nė arsimin fillor dhe tė mesėm, ju them se Kosova ka marrė modele nga vendet tė cilat e kanė ndihmuar procesin e reformimit dhe kjo ėshtė vendosur tė bėhet pa u debatuar fare. Tash ka nevojė pėr nxjerrjen e njė bilanci, se cilat sisteme komunikojnė mes vete pėr ta bėrė njė sistem tė unifikuar. Por, mbi tė gjitha, ka nevojė qė tė gjitha partitė politike mos ta pėrdorin termin arsim vetėm gjatė fushatave parazgjedhore, por edhe kur janė nė pushtet. Tė ndajnė mė tepėr buxhet, meqė resurset kryesore, qė i ka Kosova pėr zhvillimin ekonomik, janė mbi tokėn e Kosovės, janė njerėzit e Kosovės

“Iliria Post”: Nė kėtė kontekst, sa do tė ndihmonte njė reformė e mirėfilltė nė Universitetin e Prishtinės pėr t’u integruar nė familjen e madhe tė universiteteve evropiane?

Enver Hoxhaj: Universiteti i Prishtinės ka nevojė qė t’i hapė dyert pėr pranim tė njė stafi tė ri. Universiteti i Prishtinės ėshtė i vjetruar dhe ėshtė dėm qė gjatė viteve tė fundit numri i tė rinjve, qė pranohen nė pozitėn e asistentit, ėshtė shumė i vogėl. Njė pjesė e profesorėve, tė cilėt kanė luajtur rol shumė tė rėndėsishėm pėr Universitetin dhe pėr Kosovėn, meritojnė qė edhe mė tutje tė jenė pjesė e universitetit, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė obligim i Rektoratit qė njė pjese tė tė rinjve, qė kanė studiuar nė Prishtinė dhe kanė vazhduar nė universitetet e Evropės, t’u krijojė mundėsi pėr tė qenė mėsimdhėnės nė kėtė universitet. Tjetra ėshtė qė shumė nga profesorėt tanė ligjėrojnė nga shtatė e tetė lėndė. Kjo nuk duhet tė ndodhė. UP-ja nuk ėshtė shkollė e mesme dhe tė rinjve kėtu duhet t’u krijohet hapėsirė e nevojshme.

“Iliria Post”: Mendoni se fillimisht duhet tė investohet nė njerėz?

Enver Hoxhaj: Reforma nė ēdo vend varet prej reformės, qė ėshtė bėrė nė njerėz. Mund tė ketė njė cak politik tė formuluar shumė mirė, mund tė ndahet pjesė e mirė e mjeteve nga buxheti, por nė rast se nuk janė njerėzit, ata qė edhe e bartin reformėn, atėherė reforma nuk ka kuptim. Ėshtė detyrė e Rektoratit dhe e Senatit tė UP-sė qė gjatė vitit tė ri akademik tė pranojė staf tė ri sa mė shumė dhe tė punojė drejt strukturimit tė universitetit.

Universiteti duhet tė hapet. Nuk guxon tė jetė i mbyllur, siē nuk guxon tė jetė peng i njė grupi tė njerėzve tė privilegjuar. Po ashtu, relacioni mes studentit dhe profesorit duhet tė jetė relacion mes tė barabartėve. Obligim i universitetit ėshtė qė tė jetė njė vend, qė mbi tė gjitha, u shėrben studentėve.


“Iliria Post”: Dje keni ardhur nga Vjena, ku ndėr ēėshtjet qė janė prekur nė bisedimet me palėn serbe ka qenė edhe arsimi i minoriteteve. Vėmendje e posaēme nė kėtė takim i ėshtė kushtuar edhe Universitetit tė Mitrovicės. Ēka mund tė ofrojė Kosova pėr kėtė aspekt?

Enver Hoxhaj: E drejta e arsimit nė gjuhėn amtare ėshtė e drejtė kyēe pėr njė grup tė caktuar etnik. Nė atė drejtim edhe Prishtina nė pėrputhje me konceptin qė ka pėr reformė tė pushtetit lokal ka qenė dhe vazhdon tė jetė e interesuar ta rregullojė atė pjesė tė pėrgjegjėsive dhe tė kompetencave, qė komunat kanė pėr tė gjitha nivelet e arsimit. Kanė qenė dy gjėra, qė nė tė kaluarėn kanė qenė tė ndjeshme, por edhe sot e tutje vazhdojnė tė jenė asisoj. Ēėshtja e parė janė plan-programet, qė duhet t’i pėrdorė minoriteti serb nė shtetin e ardhshėm tė Kosovės.

Nė politikat e arsimit evropian ėshtė veēse njė akt politik dhe legal, qė minoritetet tė kenė tė drejtė t’i pėrdorin plan-programet nga shtetet amė tė tyre. Qėndrimi kosovar ka qenė qė Ministria e Arsimit tė Kosovės nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit tė Serbisė tė bashkėpunojnė nė bazė tė marrėveshjeve bilaterale dhe tė arrijnė qė plan-programet, tė cilat pėrdoren, tė harmonizohen, gjė qė ėshtė praktikė e njohur ndėrkombėtare.

Kėtu ka pasur dallime mes Prishtinės dhe Zyrės sė Ahtisaarit, meqė kjo e fundit fillimisht ka sugjeruar qė plan-programet tė hartohen nga vetė komuna. Por, komunat nuk kanė as kompetenca, as fuqi potenciale njerėzore pėr tė hartuar plan-programe dhe pas vėrejtjes sonė pritet njė zgjidhje. Ēėshtja e dytė ka qenė Universiteti i Mitrovicės, i cili ėshtė i licencuar nė bazė tė Ligjit pėr Arsimin e Lartė. Si Kosovė ne e pranojmė tė drejtėn pėr arsimim, qė duhet ta ketė komuniteti serb nė arsimin e lartė, por ēėshtja ėshtė se si duhet menaxhuar ai. Universitetet janė institucione autonome dhe autonomia e tyre nuk duhet tė shkelet, por kjo autonomi duhet tė jetė pėrbrenda politikave tė hartuara nga Ministria e Arsimit dhe pėrbrenda ligjeve dhe kornizės ligjore qė ka Kosova. Pala kosovare ka njė qėndrim objektiv, qė e vėrteton interesin e gjithė qytetarėve tė Kosovės, por edhe tė komunitetit serb.

“Iliria Post”: Dėgjuam qėndrimin tuaj pėr tė pasur mė shumė universitete publike. A do tė duhej tė kishte njė universitet publik nė gjuhėn serbe, i cili do tė ishte nė Mitrovicė?

Enver Hoxhaj: Mendimi im ėshtė qė shteti i ardhshėm i Kosovės tė mos i ketė vetėm dy universitete publike. Njėrin nė Prishtinė, i cili nga tė gjithė tė huajit, qė do ta vizitonin, do tė shihej si universitet i shqiptarėve dhe tjetri nė Mitrovicė, qė do tė shihej sikur i serbėve.

Pra, duhet tė ketė mė shumė universitete publike, qė do tė jenė nė shėrbim tė publikut dhe duhet tė tejkalohet ajo qasje, ku shpeshherė institucionet e arsimit tė lartė kanė shėrbyer pėr t’i ndarė shoqėritė mes vete.

Pra, ėshtė mė se e nevojshme qė Universiteti i Mitrovicės tė harmonizohet nė pėrputhje me legjislacionin e Kosovės, tė financohet nga Prishtina dhe tė hapet pėr tė gjithė qytetarėt, qė janė tė interesuar tė studiojnė nė tė. Njė shembull i mirė ėshtė nė Maqedoni, qoftė Universiteti Shtetėror i Tetovės apo edhe Universiteti i Evropės Juglindore. Janė modele, qė mund ta zgjidhnin problemin e arsimit tė lartė te ne.


“Iliria Post”: Zotėri Hoxhaj, jeni drejtues i Departamentit pėr Arsim nė Kabinetin pėr Qeverisje tė Mirė tė PDK-sė. Si opozitar, a i mbani mend tė gjitha gabimet, qė janė lėshuar nga drejtuesit e Ministrisė sė Arsimit?

Enver Hoxhaj: Nuk ėshtė gjėja mė e mirė qė unė tash tė merrem dhe t’i numėroj tė metat e njerėzve, qė kanė drejtuar Ministrinė e Arsimit pas luftės. Pėrgjegjėsia kryesore e ish-ministrit Osmani dhe ministrit Veliu ėshtė qė pėr arsimin nė Kosovė nuk kanė pasur prioritete dhe kjo ėshtė njė qasje politike e thatė.

“Iliria Post”: Po tė ishit ministėr Arsimi, ēka do tė bėnit ndryshe nga ministrat Osmani e Veliu?

Enver Hoxhaj: Ėshtė shumė kyēe qė ēdo dije tė referohet nė tregun e punės. Qėllimi i Kosovės duhet tė jetė njė shoqėri e bazuar nė dije, qė do tė shėrbejė pėr zhvillimin ekonomik.

Pėr mua ėshtė shqetėsuese qė numri i njerėzve, qė e lėshojnė shkollėn e mesme, ėshtė shumė i madh, pėr mua ėshtė shqetėsuese qė nė secilin vit nė Kosovė ka 20.000 njerėz qė i mbushin 18 vjet, ndėrsa numri i studentėve qė pranohen nė Universitetin e Prishtinės ėshtė vetėm 7.000, pėr mua ėshtė shqetėsuese nėse njerėzit edukohen nė njė nivel tė ulėt, tė cilėt mė tepėr bėhen rob tė ideologjive tė caktuara, sesa mund tė mendojnė me kokėn e tyre tė pavarur.

Prandaj, unė mendoj se Ministria e Arsimit duhet tė mendojė seriozisht pėr prioritetet e saj, unė mendoj se Qeveria e Kosovės duhet tė mendojė shumė mė seriozisht pėr formulėn e saj tė tri E-ve, tė cilėn duhet ta zbėrthejė nė akte konkrete, po ashtu, siē kam luftuar ēdo herė nė kuadėr tė Komisionit Parlamentar, pėr buxhet mė tė madh pėr arsim dhe pėr kulturė.

Kuvendi i Kosovės duhet ta rrisė buxhetin pėr kėtė fushė. Nė tė njėjtėn kohė mendoj se arsimi ėshtė orientim afatgjatė politik dhe pėr njė orientim tė tillė duhet tė arrihet konsensus ndėrmjet partive politike, nė shėrbim tė arsimit dhe vendet qė kanė mundur tė pėrparojnė nė reformimin e arsimit kanė qenė tė tilla, ku partitė politike janė marrė vesh nė atė kuptim, qė nė rast se njė parti mė herėt e ka filluar njė iniciativė tė mirė, tė mos ndėrpritet nga partia tjetėr. Shembulli i zgjedhjeve nė Universitetin e Prishtinės ėshtė shembull suksesi se si tė punojmė nė tė ardhmen drejt zgjidhjeve tė problemeve nė formėn mė konkrete.

Intervistoi: Besnik KRASNIQI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=995