Peēuli, tha se do tė pėrzgjedhė aplikantėt nė bazė tė mesatares dhe provimeve

Data 22-08-2006 4:00:02 | Tema: Lajme


Rektori kundėr qeverisė: Do tė vė kufij pėr pranimet

TIRANĖ, 22 GUSHT- Degėt e hapura tė Universitetit tė Bujqėsori nuk do t’i shpėtojnė limitit nėse tė gjithė aplikantėt do tė paraqiten pėr regjistrim. Sipas rektorit tė Universitetit Bujqėsor, Velesin Peēuli, pėrzgjedhja e kandidatėve pėr studentė nė degėt pa limit do tė bėhet nė bazė tė notės mesatare dhe notave tė provimeve tė maturės shtetėrore.

“E kam thėnė se ėshtė mė mirė qė shqiptarėt tė shkojnė nė shkollė se sa tė rrinė rrugėve, por njė gjė e tillė duhet tė bėhet brenda standardeve”, - thotė Velesin Peēuli, duke shtuar se kjo nuk do tė thotė qė nuk do tė zbatojė vendimin e qeverisė, por nėse ndėrtohen godina pėr studentėt dhe shtohet stafi akademik.

Pėrzgjedhja

“Aktualisht jemi nė pritje tė kėrkesave reale qė do tė ketė nė kėtė universitet dhe nuk mund tė flasim me hamendėsime. Megjithatė, nėse do tė lindė nevoja pėr limit nė degėt e hapura padyshim qė do e bėjmė”, - pohon Peēuli, duke shtuar se dakord tė zbatojnė vendimin e qeverisė pėr degėt pa limit, por nėse do tė kenė kushte pėr ta bėrė kėtė. Sipas tij, nė Universitetin Bujqėsor kanė aplikuar plot 5 500 kandidatė pėr student, ndėrkohė qė kapaciteti maksimal pėr t’i pritur ata momentalisht ėshtė vetėm 1 500. “Edhe sikur nga 5 500 aplikantė tė paraqesin kėrkesė pėr nė universitet 3 000 studentė padyshim se me kėto kushte qė kemi edhe kaq nuk mund tė presim”, - thekson Peēuli. Ndėrkohė ai pohoi se Universiti Bujqėsor ka ardhur ēdo vit e mė shumė duke e rritur numrin e kuotave tė pranimit pėr studentėt, por kurrsesi nuk mund tė pretendohet tė hapen dyert e universitetit, duke i pranuar ata pa limit, pasi njė gjė e tillė ėshtė e pamundur. “Do tė vėmė kritere pėr pranimin e studentėve nėse kemi fluks regjistrimesh tė aplikantėve tė degėve pa limit. Kėshtu, kriter mund tė jetė nota mesatare e 4 viteve tė gjimnazit si edhe provimet e maturės shtetėrore”, - thekson kreu i Universitetit Bujqėsor, Peēuli.
Problemet
Tashmė dihet se cilat janė problemet qė nuk e mundėsojnė liberalizimin e degėve tė hapura. Kėshtu Velesin Peēuli theksoi qė tė zbatohet vendimi qeverisė pėr degėt pa limit nė Universitetin Bujqėsor duhet tė ndėrrohen nė mėnyrė tė shpejtė godina tė reja dhe tė shtohet staf akademik pėr tė pėrgatitur studentėt. “Mbase ėshtė herėt tė flasim, por qeveria ndoshta e mundėson njė gjė tė tillė pėr tė pritur njė fluks tė madh studentėsh, por momentalisht e them me bindje se nėse tė 5 500 aplikantėt trokasin nė dyert e Bujqėsorit padyshim qė nuk mund t’i presim tė gjithė”, - thotė Peēuli, duke shtuar se nė momentin qė do tė mėsohet kėrkesa reale pėr nė kėtė universitet situatat do tė jetė edhe mė e qartė. Sipas tij, aplikantėt e Universitetit Bujqėsor kanė kandiduar nė disa degė dhe mundėsia pėr tė zgjedhur degė tė tjera nė vend tė kėtij universiteti ėshtė e madhe.
Cilėsia e mėsimdhėnies
Ajo ēka e tremb rektorin e Universiteti tė Bujqėsorit si edhe rektorėt e tjerė ėshtė rėnia e cilėsia sė mėsimdhėnies, nėse nuk do tė merren masa pėr tė vendosur limit pėr degėt e hapura. Rėnien e cilėsisė Peēuli nuk e lidh me pranimin e madh tė studentėve nė universitet por me mundėsitė reale qė kanė universitetet pėr tė pritur kėtė fluks studentėsh. Megjithatė ai shpjegoi se skualifikimi i studentėve do tė vijė edhe gjatė viteve akademike, pasi studentėt e dobėt do tė ngelin. “Kuptohet se vitin shkollor do ta marrin ata qė e meritojnė dhe skualifikimi i tyre do tė vijė nė mėnyrė graduale”, - pohon Velesin Peēuli.

5 500 kandidatė pėr studentė kanė aplikuar nė Universitetin Bujqėsor

1 500 pranime ėshtė maksimumi qė mund tė bėjė aktualisht Universiteti Bujqėsor

38 ėshtė numri i degėve tė hapura nė tė gjitha universitet

9 ėshtė numri i degėve tė hapura nė Universitetin Bujqėsor

Universiteti Bujqėsor i Tiranės

Kuotat e pėrcaktuara

Drejtim Fermash dhe AGB 198
Ekonomi dhe P Agrare 198
Inxh. Pyjesh 118
Inxh. P. Druri 79
Veterinari 128
Gjithsej 721

Degėt e hapura

Inxhinieri Agrare nė Hortikulturė dhe Mbrojtje Bimėsh
Inxhinieri Agrare nė Prodhim Bimor
Inxhinieri Agrare nė Zootekni dhe Blegtori
Inxhinieri Agromjedisi
Inxhinieri Pėrpunim Druri
Teknologji Agroushqimore
Vreshtari dhe Enologji
Akuakulturė dhe Peshkim
Agronom Agroushqimor


Rrokaj

Shezai Rrokaj tha se qeveria duhet tė sigurojė tashmė hapėsira pėr auditore dhe profesorat

Rrokaj: Tė gjithė studentėt nė degėt e hapura, por brenda standardeve

Universiteti i Tiranės ka pranuar liberalizmin nė degėt pa limit, por me disa rezerva, duke i kėrkuar qeverisė qė tė plotėsojnė kushtet qė kėrkon ky liberalizim. Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, ėshtė shprehur para pak ditėsh se pranon vendimin e qeverisė pėr tė pranuar tė gjithė studentėt nė degėt pa limit, por duke shtuar se pėrgjegjėsia pėr pasojat e njė akti tė tillė bie mbi qeverinė. Vendimi ėshtė marrė pas njė konsultimi qė rektori ka pasur me dekanėt e fakulteteve. Studentėt do tė pėrfitojnė nga ky vendim nė degėt e hapura tė Universitetit tė Tiranės, nė tė cilat pranimet do tė jenė tė pakufizuara. “Nuk ka pse tė hidhet topi sikur universitetet janė kundėr pranimeve. Vetė universitet janė iniciues qė tė pranohen sa mė shumė student, pasi roli i tyre ėshtė qė tė shkollojnė”, - tha rektori Rrokaj. Rektori ėshtė shprehur se universiteti do tė pėrballet me shumė vėshtirėsi pas kėtij vendimi dhe veēanėrisht me numrin e paktė tė auditorėve dhe tė stafit pedagogjik. Rrokaj i bėri thirrje qeverisė pėr tė bashkėbiseduar nė lidhje me kėtė ēėshtje qė liberalizimi tė bėhet brenda standardeve. Ndėrkohė, rektori kėrkoi qė liberalizimi i kėtyre degėve tė bėhet konform standardeve dhe jo duke i shkelur ato. “Standardet qė kėrkohen dhe qė janė numri i pedagogėve dhe hapėsirat e nevojshme, janė kompetencė e institucionit tė qeverisė, e cila e ka marrė kėtė vendim”, - theksoi Rrokaj. Ai tha se ėshtė qeveria ajo qė duhet tė mendojė dhe ka buxhetet e duhura pėr tė shtuar profesoratin dhe godinat ku do tė studiojnė studentėt. Rektori tha se Universiteti i Tiranės ka tri herė mė pak hapėsirė se sa duhet tė kishte pėr numrin e studentėve qė ka. Sipas tij, numri i studentėve vitet e fundit ėshtė dyfishuar, ndėrkohė qė numri i profesoratit ėshtė rritur vetėm me 12 pėr qind.

Sipas rektorit tė Universitetit tė Politeknikut, Hoxha, studentėt nė degėt pa limit do tė ndeshen me rregulla tė forta

Hoxha: Skualifikimi do tė vijė nga kėrkesa e llogarisė

Skualifikimi i studentėve nė degėt pa limit nė Universitetin Politeknik tė Tiranės do tė bėhet nė mėnyrė tė vetvetishme. Kėtė do ta mundėsojė kėrkesa e lartė e llogarisė me tė cilin do tė ndeshen studentėt gjatė vitit akademik. Rektori i Universitet Politeknik Tiranė, Pėrparim Hoxha, para pak ditėsh tha se studentėt e rinj nuk duhet ta marrin lehtė faktin qė u futėn nė degė pa limit dhe shkolla e lartė tani ėshtė nė dorėn e tyre. “Problem kemi disa degė qė vitet e kaluara ka pasur mė shumė kėrkesa se sa kuotat qė kemi pasur, ndėrsa tani janė pa limit”, - theksoi Hoxha, duke shtuar se kėtė vit akademik kanė aplikuar gjithsej plot 9 300 kandidatė pėr student, ndėrkohė qė kuotat e mbyllura nė kėtė universitet janė 576. E ndėrsa ka pranuar vendimin e qeverisė pėr liberalizim tė 10 degėve nė Universitetin e Politeknikut, ndonėse ėshtė e pamundur, Pėrparim Hoxha theksoi se skualifikimi i studentėve do tė vijė nė mėnyrė tė natyrshme, pasi nuk do tė jenė nė gjendja tė marrin vitin akademik. Tani mjaft mė me parimin se problem ėshtė tė futem nė shkollė tė lartė pa pėr ta mbaruar e mbaroj lehtė. Tashmė ky parim, sipas rektorit Pėrparim Hoxha, duhet tė zhduket nga koncepti i studentėve, aq mė tepėr nė Universitetin e Politeknikut. Sipas tij, studentėt do tė gjenden pėrballė kėrkesė sė lartė tė llogarisė dhe vitin akademik do ta marrin vetėm ata studentė qė e meritojnė. Kėshtu, skualifikimi i tyre do tė bėhet duke u bazuar nė rezultatet qė ata do tė arrijnė. Ndėrkohė, Hoxha pohoi se vetėm kėtė vit akademik rreth 95 pėr qind e studentėve kanė ngelur nė vjeshtė. “Kuptojeni vetė se sa tė vėshtirė do ta kenė studentėt pėrfundimin e kėtij universiteti. Nuk janė shkenca sociale, ku viti akademik mund tė merret lehtė”, - theksoi Hoxha. Ndėrkohė, ai shpjegoi se kėrkesa e llogarisė nuk varet thjesht nga numri i lartė i studentėve, por kjo varet nga parimet qė ka dhe do tė vendosė ky universitetet pėr tė zgjedhur mė tė mirėt.

Nga: Eglantina Bardhi




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=999